Menopauza ndodh kur një grua nuk ka menstruacione për 12 muaj rresht dhe nuk mund të mbetet më shtatzënë në mënyrë natyrale. Zakonisht ajo fillon midis moshës 45 dhe 55 vjeç, por mund të zhvillohet para ose pas kësaj moshe. Menopauza mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme, të tilla si afshe të nxehta dhe shtim në peshë. Për shumicën e grave, trajtimi mjekësor nuk është i nevojshëm për menopauzën.
Kur fillon menopauza dhe sa zgjat ajo?
Shumica e grave fillojnë të zhvillojnë simptoma të menopauzës rreth katër vite para menstruacioneve të tyre të fundit dhe simptomat shpesh vazhdojnë deri në katër vite pas tyre. Një numër i vogël i grave përjetojnë simptoma të menopauzës deri në një dekadë përpara se të ndodhë menopauza, dhe 1 në 10 gra përjetojnë simptoma të menopauzës për 12 vite pas menstruacioneve të tyre të fundit.
Mosha mesatare për fillimin e menopauzës është 51 vjeç. Ka shumë faktorë që ndihmojnë në përcaktimin e fillimit të menopauzës, duke përfshirë gjenetikën dhe shëndetin e vezoreve.
Perimenopauza ndodh para menopauzës. Perimenopauza është një kohë kur hormonet tuaja fillojnë të ndryshojnë në përgatitje për menopauzën.
Ajo mund të zgjasë nga disa muaj deri në disa vjet. Shumë gra fillojnë permenopauzën pas mesit të të 40-tave. Gratë të tjera nuk e kalojnë perimenopauzën por kalojnë në menopauzë papritur.
Rreth 1% e grave e fillojnë menopauzën para moshës 40 vjeçare, e cila quhet menopauzë e parakohshme ose insuficiencë primare ovariane. Rreth 5% e grave kalojnë në menopauzë midis moshës 40 dhe 45 vjeç. Kjo quhet menopauzë e hershme.
Përvoja e menopauzës së çdo gruaje është unike. Simptomat janë zakonisht më të rënda kur menopauza ndodh papritur ose për një periudhë më të shkurtër kohore.
Kushtet që ndikojnë në shëndetin e vezores, si kanceri ose histerektomia, ose disa zgjedhje të stilit të jetesës, si pirja e duhanit, priren të rrisin ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e simptomave.
Përveç ndryshimeve të menstruacioneve, simptomat e perimenopauzës, menopauzës dhe postmenopauzës janë përgjithësisht të njëjta. Shenjat më të zakonshme të hershme të perimenopauzës janë:
- menstruacionet më të rralla
- perioda më të rënda ose më të lehta se zakonisht
- afshe t nxehta, djersitje gjatë natës dhe skuqje
- pagjumësi
- thatësi vaginale
- shtim në peshë
- depresioni
- ankthi
- vështirësi në përqendrim
- probleme me kujtesën
- ulje e dëshirës seksuale
- tharje e lëkurës, gojës ose syve
- urinim i shtuar
- dhimbje në gjoks
- dhimbje koke
- ritëm i lartë i rrahjeve të zemrës
- infeksionet e traktit urinar (UTIs)
- reduktim i masës muskulare
- nyje të dhimbshme ose të ngurtësuara
- masë e reduktuar kockore
- gjoks më pak të mbushur
- rrallimi ose humbja e flokëve
- rritja e qimeve në zona të tjera të trupit, si fytyra, qafa, gjoksi dhe pjesa e sipërme e shpinës
Trajtimet për menopauzën
Ju mund të keni nevojë për trajtim nëse simptomat tuaja janë të rënda ose ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj. Terapia hormonale mund të jetë një trajtim efektiv për gratë nën moshën 60 vjeç, ose brenda 10 viteve që nga fillimi i menopauzës, për reduktimin ose menaxhimin e:
- afsheve të nxehta
- djersitjeve gjatë natës
- atrofisë vaginale
- osteoporozës
Medikamente të tjera mund të përdoren për të trajtuar simptoma më specifike të menopauzës, si rënia e flokëve dhe thatësia vaginale.
Medikamente shtesë që mund të përdoren për simptomat e menopauzës përfshijnë:
- Minoxidil topikal 5%, përdoret një herë në ditë për rrallimin dhe rënien e flokëve
- Shampo kundër zbokthit, zakonisht ketokonazol 2% dhe zink pyrithione 1%, të përdorura për rënien e flokëve
- Krem topikal me eflornithine hydrochloride për rritjen e padëshiruar të flokëve
- Frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRIs), zakonisht paroksetinë 7.5 miligram për afshet e nxehta, ankthin dhe depresionin
- Hidratuesit dhe lubrifikantët vaginalë johormonalë
- Lubrifikantë vaginalë me dozë të ulët me bazë estrogjeni në formën e një kremi, unaze ose tablete
- Ospemifeni për thatësi vaginale dhe dhimbjen gjatë marrëdhënieve seksuale
- Antibiotikë profilaktikë për infksiove urinare të përsëritura
- Medikamente gjumi për pagjumësinë