Rreth meje

Dr. Ilta BYLYKBASHI ka përfunduar studimet fillimisht si Mjeke e Përgjithshme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, me rezultate shumë të larta duke marre dhe vlerësimin “Studente e Shkelqyer” nga Ministria e Arsimit (2003).
Më pas, ka ndjekur studimet në Shkollën e Lartë Pasuniversitare të specializimit si Mjeke Obstetër-Gjinekologe, të cilën e ka përfunduar gjithashtu me rezultate të shkëlqyera (2009).

Ne vitin 2020, ka mbrojtur me sukses doktoraturën në fushën e obstetrikë-gjinekologjisë me temë “Menaxhimi aktiv i periudhes se trete te lindjes. Parandalimi dhe trajtimi I hemorragjise se paslindjes”, duke u vlersuar maksimalisht nga Juria e ngritur nga ana e Universitetit të Mjeksësisë, Tiranë dhe duke i dhënë asaj gradën shkencore “Doktor”.

Njihu me shërbimet

BLOG

Disa gra zgjedhin të sterilizohen nëse nuk duan të kenë më fëmijë. Sterilizimi nënkupton bllokimin e gypave të mitës me qëllim të …

Ndërhyrjet kirurgjike në pelvik mund t’i dëmtojnë dhe të shkaktojnë vraga në gypat e mitrës të cilat i lidhin vezoret me mitrën. …

Endometrioza ose “kisti çokollatë” është një çrregullim i dhimbshëm në të cilin indi i ngjashëm me muret e brendshme të mitrës ose …