You are currently viewing Çfarë është Sindroma Policistike Ovariane (PCOS)?

Çfarë është Sindroma Policistike Ovariane (PCOS)?

Për femrat në moshën riprodhuese, Sindroma Policistike Ovariane është një sëmundje serioze që mund të shkaktojë infertilitet si rezultat i ç’rregullimeve hormonale për shkak të rritjes së vlerave të insulinës. Kjo është një sëmundje e diagnostikuar në raste të ciklit mensutrual të jo të rregullt ose pa cikël menstrual si dhe tek nivelet e ngritura të testosteronit dhe androstenedionit (hormoneve mashkullore).

Pacientet me këtë sindromë kanë:

Përveç ndryshimeve klinike dhe hormonale, gjithashtu dhjetëra kiste me madhësi thjerrëze vërehen në ekzaminimin e kryer me ekografinë vaginale. Dihet se kjo sindromë ka një aspekt gjenetik dhe femrat me këtë sindromë kanë të afërm meshkuj ose femra të cilët kanë diabet, obezitet, yndyrna të ngritura në gjak, tension të lartë dhe infertilitet, qime të tepërta si dhe të afërmet femra kanë probleme menstruale të çrregullta.
Një nga simptomat më të rëndësishme të sindromës policistike ovariane është rezistenca ndaj insulinës në gjak dhe rritja e nivelit të insulinës në gjak. Hiperinsulinemia shkakton nivele të larta të hormoneve mashkullore. Nivelet e larta të hormoneve androgjene (hormonet mashkullore) prishin gjendjen e qendrës në tru që kontrollon funksionin e vezoreve duke shkaktuar anovulim (mungesë të ovulacionit), amenorrhoea (mungesë menstruale) dhe infertilitet. Nëse ndodhin problemet e ciklit menstrual të çrregullt ose mungesë e ciklit menstrual, atëherë mund të merren disa të dhëna me saktësisht pas ekzaminimit fizik. Së bashku me gjatësinë dhe peshën tuaj, kontrollohet nëse keni qime të tepërta në trup, rënie të flokëve në kokë siç shihet tek meshkujt, akne dhe acanthosis nigricans (njollë në qafë, krahë, gjoks dhe zona të lakuara midis këmbëve). Rritja e hormoneve mashkullore konfirmon diagnozën. Duhet të bëhet analiza e nivelit të insulinës në gjak. Në sindromën policistike ovariane ekziston një predispozitë për diabet, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e membranës së mitrës. Humbjet e shtatzënisë në diabet janë mjaft të larta. Dihet se përvetësimi i zakoneve të përshtatshme ushqyese, stërvitja adekuate dhe mbështetja e ilaçeve që rrisin efikasitetin e insulinës, si dhe një kontroll i mirë metabolik rrisin shanset për të arritur një shtatzëni në raste të tilla, gjithashtu rrisin shanset për të lindur një fëmijë të shëndoshë.
Çdo grua që e njeh lidhjen midis vezoreve policistike dhe shtatzënisë i vjen në mendje pyetja: “Do të shërohet plotësisht sindroma policistike ovariane?” Fatkeqësisht nuk shërohet. Megjithatë, mund të trajtohet me ushqyerje të duhur dhe të ekuilibruar, heqje të peshës së tepërt, ilaçe ose ndërhyrje kirurgjikale.

Trajtimi i Sindromës Policistike Ovariane

Ushqyerja dhe Trajtimi Bimor në Sindromën Policistike Ovariane.
Dieta dhe ushtrimet e duhura kanë një vend të rëndësishëm tek pacientet me PCOS. Para së gjithash, duhet të synohet heqja e peshës së tepërt. Në këtë mënyrë, shanset e pjellorisë mund të rriten. Është e rëndësishme të bëni ushtrime rregullisht çdo ditë për të bërë një jetë më aktive.
Për të mbajtur insulinën në ekuilibër; duhet të konsumohen drithëra, bishtajore, perime dhe fruta. Është e nevojshme të qëndroni larg pijeve të gazuara, ushqimeve të bëra me miell të bardhë, orizit dhe karbohidrateve të përpunuara. Zgjidhjet bimore në trajtimin e vezoreve policistike fatkeqësisht nuk ofrojnë një zgjidhje të përhershme.

Ushqyerja dhe Trajtimi Bimor në Sindromën Policistike Ovariane.
Dieta dhe ushtrimet e duhura kanë një vend të rëndësishëm tek pacientet me PCOS. Para së gjithash, duhet të synohet heqja e peshës së tepërt. Në këtë mënyrë, shanset e pjellorisë mund të rriten. Është e rëndësishme të bëni ushtrime rregullisht çdo ditë për të bërë një jetë më aktive.
Për të mbajtur insulinën në ekuilibër; duhet të konsumohen drithëra, bishtajore, perime dhe fruta. Është e nevojshme të qëndroni larg pijeve të gazuara, ushqimeve të bëra me miell të bardhë, orizit dhe karbohidrateve të përpunuara. Zgjidhjet bimore në trajtimin e vezoreve policistike fatkeqësisht nuk ofrojnë një zgjidhje të përhershme.

Trajtim me Ilaçe

Kur fillojmë trajtimin është e nevojshme që së pari të sigurohet ovulimi. Kryesisht, trajtimi me ilaçe zbatohet për të siguruar ovulimin. Shpesh herë, rekomandojmë tableta kontraceptive. Ndonjëherë mund të rekomandohen ilaçet e përdorura nga pacientët diabetikë (sëmundja e sheqerit¬) për të balancuar insulinën. E gjithë kjo është për të siguruar ovulimin në vezoret që nuk arrijnë të ovulojnë.

Metoda Kirurgjikale në Sindromën Policistike Ovariane

Metoda kirurgjikale aplikohet kur nuk ka përgjigje me ilaçe. Aplikohet metoda me laparoskopi, ku hyjmë nga barku më pas hapen disa vrima në kapsulën mbi vezë. Me këto vrima, ka një rritje të normave të ovulacionit dhe shtatzënisë tek pacientet në periudhën 6 mujore vijuese. Pra, metoda kirurgjike mund të përdoret në sindromën policistike ovariane.

Problemet e shkaktuara nga Sindroma Policistike Ovariane

Shkakton kancer?

Në këtë sëmundje, një numër i madh i cisteve formohen në vezore por këto ciste nuk kanë gjasa të shndërrohen në kancer sepse ato shkaktohen nga një ç’rregullim hormonal. Sidoqoftë, ç’rregullimet hormonale mund të përbëjnë një rrezik nëse nuk trajtohen për shumë vite. Veçanërisht ndryshimet në mitër mund të jenë të rrezikshme, sidomos në moshat e avancuara.

Femrat që nuk i kanë kushtuar rëndësi në moshat e hershme puçrrave të tyre, shtimin në peshë, ç’rregullimet menstruale ose mos arritjen e shtatzënisë dhe nuk janë trajtuar, mund të kenë rreziqe në moshat e avancuara për diabet, sëmundje të zemrës ose kancer të mitrës. Këto janë raste të parandalueshme dhe të trajtueshme. Prandaj, duhet të paraqiteni tek një mjek për trajtimin dhe diagnozën e hershme.

Ndikon në psikologjinë tuaj?

Pacientet mund të mos kenë cikël menstrual për 45 ditë, ndonjëherë deri në 4 muaj. Në këto raste pacientet kanë vështirësi në konceptimin, jo vetëm sepse nuk kanë cikël menstrual por edhe sepse kanë një ç’rregullim të ovulacionit. 

Meqenëse trupi nuk i djeg mirë ushqimet e konsumuara, shkakton yndyrosje. Ndërsa rritet yndyra, hormonet e ngjashme me testosteronin të cilat i quajmë hormone mashkullore, gjithashtu rriten. Yndyra bëhet e dukshme rreth ijeve. Zakonisht, pacientet thonë se çfarëdo që ha, shëndoshem. Meqenëse këto lloj ankesash ndodhin veçanërisht në fund të pubertetit, gjithashtu ndikojnë negativisht psikologjikisht edhe tek vajzat e reja.

Shkakton infertilitet?

Sindroma Policistike Ovariane (PCOS) e cila është një ç’rregullim ovulues me një shkak të panjohur, sjell me vete probleme me infertilitetin, veçanërisht tek femrat me pamundësi për të ovuluar në moshën riprodhuese. Pacientet në raste të tilla mund të arrijnë shtatzëni me teknikat e riprodhimit mjekësor të asistuara.

Në vend që të prisni për të parë nëse vezoret policistike do të shërohen, do të ishte më e përshtatshme që femrat me ç’rregullime menstruale të paraqiten në një qendër për IVF.

Trajtimi i Infertilitetit në Sindromën Policistike Ovariane

Humbja e peshës duhet të jetë opsioni i parë në rast të problemeve tek çiftet që e kanë këtë sindromë dhe duan një fëmijë sepse gratë që humbin 3-5 kilogramë ose 5-10 kilogramë në varësi të peshës së tyre trupore, kanë një shans shumë më të lartë për të arritur një shtatzëni spontane.

Leave a Reply