Rreth Meje
Dr. Ilta BYLYKBASHI ka përfunduar studimet fillimisht si Mjeke e Përgjithshme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, me rezultate shumë të larta duke marre dhe vlerësimin “Studente e Shkelqyer” nga Ministria e Arsimit (2003).
Më pas, ka ndjekur studimet në Shkollën e Lartë Pasuniversitare të specializimit si Mjeke Obstetër-Gjinekologe, të cilën e ka përfunduar gjithashtu me rezultate të shkëlqyera (2009).
Ne vitin 2020, ka mbrojtur me sukses doktoraturën në fushën e obstetrikë-gjinekologjisë me temë “Menaxhimi aktiv i periudhes se trete te lindjes. Parandalimi dhe trajtimi I hemorragjise se paslindjes”, duke u vlersuar maksimalisht nga Juria e ngritur nga ana e Universitetit të Mjeksësisë, Tiranë dhe duke i dhënë asaj gradën shkencore “Doktor”.
Dr. Ilta Bykykbashi ka filluar punën fillimisht si mjeke stazhiere (2003-2005) dhe më tej si mjeke Obstetër-Gjinekologe me kohë të plotë (2010 – në vazhdim) pranë Spitalit Universitar Gjinekologjik “Mbretëresha Greraldinë”, Tiranë, me një eksperiencë tashmë shumë vjecare në praktikën klinike dhe ndërhyrjeve kirurgjikale obstetrikë-gjinekologjike.
Specializimet e saj në fushën e Obstetrikë–Gjinekologjisë përfshijnë një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh, të cilat janë shoqëruar me një numër të konsiderueshëm publikimesh në revista të njohura brenda dhe jashtë vendit si dhe pjesmarrjesh në shumë aktivitetete më karakter kërkimor-shkencor si konferenca, kongrese, workshope, etj brenda dhe jashtë vendit.
Dr. Ilta Bylykbashi ka kryer një numër të konsiderueshëm specializimesh dhe kualifikimesh specifike në fushën e Obstetrikë–Gjinekologjise, prane institucioneve prestigjoze si në France, Itali, Austri, Hollande, Kroaci, Ceki, Serbi, etj
Nga viti 2016 ështe aktivizuar si pedagoge me kohë të pjesëshme pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë – Tiranë dhe nga viti 2018 e në vazhdim pedagoge me kohë të plotë pranë këtij institucioni, në Departamentin e Morfologjisë, Lenda Histologji dhe Embriologji.
Dr. Ilta Bylykbashi ka mbajtur mjaft kumtesa dhe referate në konferenca dhe kongrese shkencore jashtë shtetit si autore e parë, (Angli, Itali, Austri, etj) si dhe si bashkëautore (Francë, Spanjë, Itali, etj), të shoqëruar me proceedings book. Po ashtu, ka marrë pjesë në shumë aktivitetete shkencore të organizuara brenda vendit nga institucionet shqiptare apo në bashkëpunim me institucione të huaja. Pothuaj të gjitha botimet janë të shoqëruar me librin e botimeve.
Dr. Ilta Bylykbashi ka botuar një numër artikujsh në revista të njohura jashtë vendit, mjaft prej tyre të rankuara në database të njohura dhe me faktor impakti (ShBA, Spanjë, Ceki, Indi, etj) si autore e parë apo si bashkëautore. Po ashtu, ka një numër të konsiderueshëm botimesh brenda vendit në revistat më të njohura në fushën e obstetrikë-gjinekologjisë, të shoqëruara shumica me certifikatat përkatëse të aktiviteteteve të zhvilluara.
Dr. Ilta Bylykbashi është zotëruese shumë e mirë e disa gjuhëve të huaja, si Anglisht, Italisht, etj. Gjithashtu, ka njohuri shumë të mira në përdorimin e mjaft programeve kompjuterikë.