Konsulte gjinekologjike
Për çdo vajzë/grua është e rëndësishme të tregojë kujdes për gjendjen shëndetësore në ço kohë, duke qenë e vëmendshme ndaj detajeve dhe duke u konsultuar vazhdimisht me mjekun gjinekolog. Kjo është forma më e mirë për t’u mbrojtur dhe për të pakur në kohë një sëmundje nëse shfaqet dhe për ta trajtuar atë. Nëse neglizhohen konsultat me mjekun pasojat në shëndet do të jenë të mëdha, fatkeqësisht ndonjëherë edhe të pashërueshme. Është e rëndësishme të ndërtohet marrëdhënie besimi me mjekun, duke e kontaktuar në momentin më të parë që keni një shqetësim, apo dyshim për çështjet shëndetësore.