Eko gjinekologjike abdominale

Ka disa lloje të ndryshme ekzaminimesh ekografike. Secili prej tyre kryhet me një sondë specifike në varësi të zonës së trupit që duhet ekzaminuar. Eko abdominale realizohet për të gjetur shkakun e dhimbjes së barkut, të infeksionit të veshkave, për të diagnostikuar dhe monitoruar sëmundjet tumorale dhe kanceroze ose ascitin (grumbullimin e likidit në hapsirën abdominale).  Eko abdominale ose eko e barkut shërben për vlerësimin e organeve të barkut dhe indeve të tjera të buta si enët e gjakut në brendësi të abdomenit. Eko abdominale kryhet nga një mjek specialist imazherist, i cili aplikon pak xhel në zonën e barkut. Më pas, mjeku lëviz sondën nëpër zonat që do të vlerësojë. Valët e zanore nga sonda depërtojnë në lëkurë deri në indet e buta (organet) dhe më pas rikthehen në sondë duke na treguar në ekran imazhin e krijuar.