Pap test

PAP Testi është ekzaminimi mikroskopik i qelizave të marra nga cerviksi (qafa e mitrës) dhe/ose vagina për të parë ndryshimet e tyre (parakanceroze, kanceroze). Njihet gjithashtu si, testi Papanicolaou ose citologjia cervikale/vaginale. Pap testi mund të kryhet gjithashtu për të zbuluar infeksione vaginale apo të mitrës. Infeksionet dhe qelizat jonormale mund të jenë të pranishme, pa shkaktuar simptoma të dukshme. Disa prej tyre mund të kërkojnë trajtim, ndërsa të tjerët mund të kërkojnë testime të mëtejshme, apo të monitorohen me kalimin e kohës. PAP Test është përdorur për herë të parë si metodë ekzaminimi nga Georgios Papanikolaou.
Pap testi mund të kryhet gjithashtu për të zbuluar infeksione vaginale apo të mitrës. Infeksionet dhe qelizat jonormale mund të jenë të pranishme, pa shkaktuar simptoma të dukshme. Disa prej tyre mund të kërkojnë trajtim, ndërsa të tjerët mund të kërkojnë testime të mëtejshme, apo të monitorohen me kalimin e kohës.
Disa shtame te HPV ( human papillomavirus ), një infeksion viral shumë i zakonshëm i transmetuar seksualisht, mund të shoqërohen me rritjen e rrezikut për kancerin e qafës së mitrës. Testi i HPV ADN-së mund të këshillohet njëkohësisht ose të ndjekë një pap test, veçanërisht për gratë në moshë mbi 30 vjeç. Pap testi mund të kryhet për të gratë që në moshën 18 vjeçe e lart që kanë një vit që kanë filluar aktivitetin seksual.

Procedura e kryerjes:

Testet fals negative janë për shkak të:

Frekuenca e përshtatshme për PAP Test varet nga mosha dhe aktiviteti seksual. Kolegji Amerikan i Obstetër Gjinekologëve (ACOG) rishikoi udhëzimet e vitit 2009 për të rekomanduar që ekzaminimi me Pap test të fillojë jo më herët se mosha 21 dhe pastaj do të kryhet çdo dy vjet deri në moshën 29 vjeç. Një PAP Test mund të mos të kërkohet më shumë se një herë në tre vjet në moshën 30 vjeç dhe më pas, me tre teste të njëpasnjëshme normale dhe pa prani të asnjë anomalie tjetër. ACOG gjithashtu rekomandoi që gratë mbi 30 vjeç të kenë mundësi për një test të ADN-së së bashku me Pap testin për HPV. Nëse të dyja janë negative, testimi duhet të kryhet jo më shpejt se çdo tre vjet. Nëse një grua ka ose ka pasur një histori të kushteve të mëposhtme, atëherë Pap testi mund të bëhet më shpesh. Disa nga këto kushte përfshijnë:

Në situata të tjera një PAP Test këshillohet kur një grua ka partnerë seksualë të shumtë, është shtatëzënë, ka hemorragji vaginale jo normale, dhimbje ose kruarje.
Çfarë do të thotë rezultati i testit?

Pap testi është përdorur përgjithësisht si një test depistues. Një përqindje e caktuar e anomalive në gratë mund të kalojnë pa u vënë re me një PAP Test të vetëm; kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që gratë duhet të kryejnë rregullisht PAP Teste. Një kufizim i rëndësishëm i testit ka të bëjë me marrjen e mostrës. PAP Testi paraqet një mostër të vogël të qelizave të pranishme në qafën e mitrës dhe në zonën vaginale. Edhe për mjekun më me përvojë, marrja e mostrës mund të jetë herë pas here e papërshtatshme dhe mund të kërkohet një Pap test i përsëritur. Kur Pap testi, kryhet në mënyrë rutinë, është një ndihmë e madhe në zbulimin dhe trajtimin e situatave që paraprijnë kancerin si dhe në parandalimin e zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës. Përveç kësaj, testi i ndihmon për të zbuluar kancerin e qafës së mitrës në fazat e hershme, kur është më i shërueshëm. PAP testi është përdorur edhe për të monitoruar çdo anomali apo gjetje të pazakontë. Në shumë raste, këto gjetje janë pjesë e procesit riparues të trupit dhe shpesh të kalojnë vetë, pa asnjë mjekim të mëtejshëm. Nëse ju bëni dush, laheni në vaskë, ose përdorni krem vaginal 48 – 72 orë para ekzaminimit, rezultati mund të të jetë “i pakënaqëshm”. Faktorë të tjerë që mund të ndryshojnë rezultatet përfshijnë gjakderdhje të menstruacioneve, infeksion, ilaçe të përdorur ose kryerja e marrëdhënieve seksuale brenda 24 orëve para ekzaminimit. Në këto raste, një PAP test i përsëritur mund të jetë i nevojshëm, por kjo nuk do të thotë se ka një problem të rëndësishëm.
Faktor rreziku më i rëndësishëm për kancerin e qafës së mitrës është infeksioni nga human papilloma virus (HPV). Testet janë në dispozicion për depistimin e këtij tipi infeksioni dhe shpesh kryhen në lidhje me një Pap test. Gjithashtu, një vaksinë është në dispozicion për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit HPV e cila është më e efektshme, nëse u jepet femrave përpara se të bëhen seksualisht aktive. Rritja e rrezikut është e lidhur edhe me moshën në të cilën fillon marrëdhënia seksuale (sa më herët, aq më i lartë rreziku), partnerët seksualë të shumtë, kryerja e jofrekuente e PAP testeve, pirja e duhanit dhe prania e sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme të tilla si herpes apo HIV.
Një Pap testi i vetëm “jonormal” nuk tregon se kanceri është i pranishëm. Membranat që mbulojnë qafën e mitrës mund të pësojnë ndryshime të vazhdueshme dhe riparime. Ndërsa trajtimi mund të mos jetë i nevojshëm, situata duhet të monitorohet nga afër. Kjo mund të kërkojë një Pap test të përsëritur çdo 3-6 muaj deri sa situata të jetë zgjidhur.

Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje e ngadalshme, progresive dhe mund të duhen vite për të avancuar përtej qafës së mitrës. Kjo është për faktin se ekzaminimet e rregullta gjinekologjike të ofrojnë mundësitë më të mira për parandalimin e zhvillimit të kancerit, duke lejuar zbulimin dhe largimin e indeve parakanceroze.

Kirurgjia minimale invazive e qafës së mitrës (termat që mjeku mund të përdorë janë LEEP, konizim, ose krioterapi) e cila heq indet parakanceroze, ose indet kanceroze në fazë shumë të hershme, është trajtimi standard.

Në kancerin më të avancuar të qafës së mitrës mund të kryhet një histerektomi (hiqet mitra). Nëse kanceri përhapet në indet e tjera (metastazon), mund të jetë e nevojshme terapia me rrezatim dhe, në disa raste, operacioni shtesë mund të jetë i nevojshëm.