Trajtimi i infeksioneve vaginale
Është e rëndësishme që kur keni shqetësime vaginale të mos trajtoheni në shtëpi apo t’i drejtoheni farmacistit, por të zhvilloni vizitën me mjekun specialist. Ai ekzaminon dhe përcakton medikamentet e nevojshme për t’u shëruar. Infeksionet e organeve genitale mund të shkaktohen nga baktere (microbe), viruse apo kërpudha (myk). Ato mund shkaktojnë kruarje, djegie dhe sekrecione jo normale vaginale. Shumica e infeksiomeve genitale mund të trajtohen shpejt dhe lehtë. Konsulta mjeksore në kohën që shfaqen shenjat është shumë e rëndësishme në parandalimin e situatave të padëshiruara si sëmundje seksualisht e transmetueshme apo edhe sëmundje inflamatore pelvike.