Vizite gjinekologjike

Çdo femër me një jetë aktive seksuale duhet të kontrollohet të paktën një herë në vit tek gjinekologu edhe nëse nuk ka ndonjë ankesë apo shqetësim. Edhe vajzat e reja e kanë të domosdoshëm një kontroll tek gjinekologu sidomos gjatë periudhës së zhvillimit të organeve gjenitale dhe fillimit të ciklit menstrual. Në fillim analizohet organi gjenital i femrës nga ana e jashtme. Në këtë rast analizohet nëse ka ndonjë fryrje të pazakontë, sekrecione, skuqje. Më pas me anë të mjetit të quajtur speculum analizohet qafa e mitrës dhe vagina. Këtu shikohet dhe analizohen dëmtimet, anomalitë ose sekrecionet. Sekrecionet mund të analizohen me anë të mikroskopit dhe kur shihet ndonjë problem bëhet biopsi. Dhe në fund bëhet kontrolli me dorë. Gjatë këtij kontrolli njëra dorë (zakonisht e djathta) vendoset mbi vagine ndërsa tjetra ushtron presion mbi bark për të parë organet e brendshme gjenitale.