Konsulta prekoncepsionale
Shëndeti prekoncepsional i referohet shëndetit të femrave dhe meshkujve përgjatë viteve të riprodhimit, vitet në të cilat këta të fundit mund të ngjizin një fëmije. Fokusi qëndron në hapat që duhen marrë paraprakisht për të garantuar shëndetin e fëmijës në të ardhmen. Shëndeti prekoncepsional sjell benefite të përgjithshme, pavarësisht planeve për fëmijë në të ardhmen. Kjo vjen për shkak se shëndeti prekoncepsional ka për qëllim shëndetin e përgjithshëm optimal të individëve përgjatë gjithë jetës. Kujdesi mjekësor prekoncepsional fokusohet në rritjen e mundësive për një shtatzëni dhe është i ndryshëm, bazuar në nevojat unike të çdo pacienti. Shëndet prekoncepsional do të thotë të jesh nën kontroll dhe të krijosh zakone të shendetshme, do të thotë të jetosh mirë, të jesh e shëndetshme fizikisht dhe mendërisht dhe të ndihesh mirë për jetën tënde.